Ndeshjet e Kupës Evropiane në konkurrencë të meshkujve, në të cilën garë do të paraqiten dy skuadra kosovare të hendbollit, janë shtyrë.
Federata Evropiane e Hendbollit ka njoftuar të hënën se janë shtyrë raundet dy dhe tre të Kupës Evropiane. Këto raunde janë shtyrë për një muaj. Kështu ndeshjet e raundit të dytë, që është dashur të luhen në tetor, do të luhen në nëntor. Ndërsa ndeshjet e raundit të tretë, që është dashur të luhen në nëntor, janë shtyrë për në dhjetor.
Sipas EHF-së është vendosur kështu për t’iu dhënë pjesëmarrësve më shumë kohë për t’u përgatitur dhe me shpresë se situata e përgjithshme me koronavirus do të përmirësohet.
Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen më 14/15 nëntor dhe 21/22 nëntor. Në këtë rreth garat paraqiten Besa Famgas dhe Prishtina. Më herët ishte planifikuar që raundi i dytë të luhej më 17/18 tetor dhe 24/25 tetor.
Raundi i tretë do të luhet më 12/13 dhjetor dhe 19/20 dhjetor, ndërsa raundi i katërt në shkurt të vitit të ardhshëm.
Shorti për raundin e dytë të Kupës Evropiane për meshkuj dhe femra do të tërhiqet të martën, më 1 shtator. Edhe shorti është shtyrë, pasi ishte planifikuar për 28 korrik.
Në konkurrencë të femrave Kosovën e përfaqësojnë tri skuadra në Kupën Evropiane./arbresh.info.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...