Egzon Bejtullai lojtari më i ri i Gjilanit

16:15 | 17 Tetor 2023
D.H

Gjilani e ka bërë një goditje të madhe gjatë ditës së sotme, duke transferuar mbrojtësin me shumë përvojë të kombëtares së Maqedonisë, Egzon Bejtullai.

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë Veriore, Egzon Bejtullai ka nënshkruar me skuadrën e Gjilanit.

Lojtari pritet që gjatë javës të paraqitet në stërvitje, ndërsa sipas të gjitha gajsave pritet të debutoi këtë vikend në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës.

Mbrojtësi 29 vjeçar do të jetë te Gjilani deri në të fund të sezonit./sportmania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme