Egnatia është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Borac Banja Luka, duke pësuar disfatë vetëm pas penalltive, pasi ndeshja pas 120 minutash u mbyll 2-1. Ndeshjen e parë klubi serb nga Bosnja e Hercegovina kishte fituar 1-0.
Në “Elbasan Arena”, Egnatia e nisi ndeshjen me ritmin dhe intensitetin e duhur, me dëshirën për të dominuar kundërshtarin dhe për të gjetur sa më shpejtë golin.
Një nisje shumë e mirë që solli edhe avantazhin për rrogozhinasve, me Melih Ibrahimoglu që realizoi golin e parë të mbrëmjes në minutën e 16-të.
Ndërsa në një moment pasigurie te Egnatia solli golin e barazimit në minutën e 30-të, me Lukic që shënoi për Borac Banja Luka, me pjesën e parë që u mbyll në barazim.
Egnatia e kërkoi me ngulm golin e dytë dhe shtatë minuta nga fundi kohës së rregullt, falë një aksioni model, Joel Doukouo gjeti rrjetën dhe e çoi ndeshjen në shtesë dhe te penalltitë.
Aleksi dhe Lushkja gabuan te goditje e penalltive, duke bërë që Egnatia të mbyllë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.
Tashmë, Egnatia do të luajë në raundin tjetër, por në Ligën e Konferencës me Vikingur Reykjavik. /Telegrafi/
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...