Lojtari i muajit dhjetor te Manchester United është mesfushori Paul Pogba, ka konfirmuar klubi përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.
Reprezentuesi francez ka përfunduar vitin 2018 në formë të shkëlqyer duke rikthyer formën e tij menjëherë pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe ardhjes së Ole Gunnar Solskjaerit si trajner të përkohshëm, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/ManUtd/status/1080498035401113602
Pasi kaloi shtatë ndeshje radhazi pa regjistruar ndonjë gol ose ndonjë asistim nën udhëheqjen e Mourinhos, Pogba tani ka regjistruar një rekord të shkëlqyer me pasardhësin e portugezit duke realizuar katër gola dhe duke krijuar tri asistime në tri ndeshjet e para të norvegjezit në detyrë në Old Trafford.
Pogba tani është lojtari i muajit në United dhe ky duket një çmim vërtetë i merituar për shkak të ndikimit të tij në ndeshjet kundër Cardiff City, Huddersfield dhe Bournemouth.
Edhe pse i është dashur një kohë 25-vjeçari për të shfaqur më të mirën e tij, ai përfundimisht është duke treguar klasin botëror te “Djajtë e Kuq”.
Tifozët padyshim se do të jenë të kënaqur që Mourinho nuk është më aty për të lënë atë në bankinë./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...