Përveç Arabisë Saudite, është edhe një ligë tjetër ku kanë zgjedhur të shkojnë disa “yje” të futbollit. Referenca është për MLS-së, e galvanizuar nga tranfserimi i Lionel Messit tek Inter Miami.
Nelson Rodriguez, nënkryetar ekzekutiv i turneut amerikan, foli me për gazetën “Olé” mbi ndikimin që kishte kampioni argjentinas në një futboll që tashmë po rritej me shpejtësi: “Numrat janë të pabesueshëm.
Në Los Angeles bileta për ta parë atë duke luajtur kushtonte më shumë se një abonim sezoni. Krahasuar me ardhjen e Beckham është ndryshe. U thashë kolegëve të mi se nuk do ta kishin imagjinuar ndikimin e madh që do të kishte Messi.
Talenti që ka është mbresëlënës, ai është unik. Jam krenar që zgjodhi Inter Miamin dhe MLS-në për të vazhduar karrierën e tij”.
“Në Apple, me të cilin kemi një marrëveshje transmetimi këtë vit, tri ndeshjet më të shikuara janë tri të parat e Messit. Unë jam djali i New York Cosmos të Pelesë, aty u dashurova me futbollin. Kështu do të jetë për shumë njerëz, djem e vajza, me Messin.
Klubet si Inter Miami po ndihmojnë në rritjen e këtij kampionati. Shifrat nuk gënjejnë dhe tregojnë përkushtimin e tyre. Ne kemi investuar tashmë pesë miliardë dollarë në stadiume dhe një miliard në qendra stërvitore, pa numëruar investimet në lojtarë”./ss
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...