Efekti i Cristiano Ronaldos nuk është ndierë vetëm në Juventus, por gjithashtu edhe në futbollin italian në përgjithësi.
Siç raportohet nga Tuttosport, numri mestar i spektatorëve në stadiumet italiane është rritur këtë sezon duke kaluar nga 24.706 sa ishte vitin e kaluar në 25.276 (rritje prej 2.3%), transmeton portali arbresh.info.
Falë arritjes së superyllit portugez nga Real Madridit, Juventusi në veçanti ka shijuar një rritje gjithashtu sa i përket spektatorëve.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, Juventusi është parë nga 30.718 më shumë tifozë (rritje prej 4.54%), ndërkohë që takimet e tyre si mysafirë kanë pasur rritje madhështore duke arritur në 32.405 më shumë tifozë apo një rritje prej 13.3%.
Sassuolo është rivali i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër” dhe takimi mes tyre zhvillohet nesër (e diele) në ora 18:00./arbresh.info/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...