Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Këtë herë tekniku italian ka ftuar disa lojtarë që vijnë për herë të parë në përfaqësuesen kuqezi duke parë formën e mirë që po kalojnë.
Debutuesit këtë herë do të jenë tre duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Citadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benficës.
Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin Kombëtar U-21, por pas bisedës mes stafeve teknike u vendos që të kalojë të ekipit Kombëtar A.
Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë sulmuesi Giacomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë me klubin në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të probleme fizike.
Shqipëria do të luajnë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji. /Telegrafi/
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë