Google ADS

Edvin Kuç: Do të luftojmë deri në momentin e Fundit

22:01 | 26 Tetor 2023
KRG

Kapiteni i FC Ballkanit, Edvin Kuç ka folur për mediat pas ndeshjes ndaj FC Astanës, e vlefshme për fazën e grupeve në Conference League.

Kuç tha se skuadra e Suharekës është si një familje, pa marrë parasysh humbjen apo fitoren, shkruan Arbresh.info

“E kishim përgatitur lojën mirë të gjithë, lojtarët, stafi dhe trajneri. Ne në çdo lojë hyjmë për fitore. Kemi hyrë në lojë me këmbë në tokë, nuk kemi fluturuar”, ka thënë Kuç

“E kemi ditur se Astana nuk është kundërshtare e lehtë, pavarësisht dy humbjeve. Ka lojtarë cilësorë. Normalisht se kemi hyrë lojë për të fituar, por pranuam dy gola nga dy shanse. Provuam deri në momentet e fundit. Fusha ishte pak e rënduar dhe ishte vështirë për të luajtur”.

“Ne jemi si familje, edhe në fitore edhe në humbje. Të gjithë dëshirojmë të fitojmë dhe luftojmë deri në momentin e fundit.

“Derisa i kemi gjasat matematikisht, do të luftojmë deri në fund. Me këtë kualitet, staf, organizim, i kemi shanset tona. Por deri sa të kemi mundësi matematikisht për kualifikim, do të luftojmë”, theksoi më tej ai.

FC Ballkani shënoi humbje ndaj FC Astanës në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1-2. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme