Lajme të reja te Legia e Varshavës, që indirekt lidhen edhe me të ardhmen e sulmuesit Armando Sadiku, që këtë verë u ble nga klubi polak te zviceranët e Zyrihut.
26-vjeçari ka marrë shumë kritika, ndërkohë që në disa ndeshje e ka nisur nga stoli. Në kampionat ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë dhe për këtë te Legia gjatë kësaj kohe kanë kërkuar zgjidhje të tjera.
Së fundmi bëhet me dije se do të nënshkruajë braziliani me pasaportë kroate, Eduardo Da Silva, shkruan Sportal.al.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Dinamos se Zagrebit dhe Shakhtjar Donjetskut pritet të jetë sulmuesi kryesor dhe për Sadikun në këtë mënyrë rriten shanset për t;u larguar.
Në fakt ditët e fundit u raportua për një tratativë të Bashakshehir për ta huazuar sulmuesin e Kombëtares, por te Legia kërkojnë që të shitet dhe të përfitohet financiarisht. /Sportal.al
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...