Eduardo Camavinga dëshiron transferimin te Real Madrid

12:34 | 31 Maj 2020
Arbresh Info

Ylli i Rennes, Eduardo Camavinga është i interesuar për transferimin te Real Madrid.

17-vjeçari ka impresionuar të gjithë këtë sezon dhe ka vëmendjen e gjigantëve evropianë, si Real Madrid, Juventus dhe PSG, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Diario AS, francezi dëshiron kalimin vetëm te Real Madrid dhe Zinedine Zidane është faktori kryesor.

Zidane është admirues i madh i lojtarit, por pandemia e koronavirusit ka ndikuar në buxhetin e klubit.

Rennes është i hapur për shitjen e lojtarit, mirëpo kërkon se paku 75 milionë euro, duke ditur se kontrata i skadon në vitin 2022.

“Los Blancos” kanë planifikuar të shesin Alvaro Odriozola, Sergio Reguilon dhe James Rodriguez për t’i mbledhur fundet që do lejojnë transferimin e 17-vjeçarit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme