Mësohet se Edu tashmë ka nisur punën për transferimet në Arsenal gjatë verës.
Edhe pse aktualisht është pjesë e skuadrës kombëtare të Brazilit, Edu pritet të konfirmohet së shpejti si drejtor i ri teknik te Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se ish mesfushori i “Topçinjve” tashmë ka nisur punën në merkato me drejtorin e futbollit Raul Sanllehin.
Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter: “Edu do të jetë drejtori i ri teknik i Arsenalit. Ai tashmë është duke punuar me Sanllehin”
Schira ka thënë gjithashtu se trajneri i Arsenalit Unai Emery është duke kërkuar nënshkrimin me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtitin.
“Emery dëshiron Umtitin nga Barcelona për mbrojtjen e tij”, ka shtuar ai./arbresh.info/
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...