Pas Valon Berishës e Milot Rashicës, për vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës sot ishte edhe ylli tjetër dardan, Edon Zhegrova.
Ky i fundit po qëndron për disa ditë në atdhe për pushime dhe me këtë rast ka vizituar edhe shtëpinë e futbollit, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Futbollisti i Genkut është shprehur i lumtur për rikthimin në Kosovë pas një periudhe të gjatë, derisa ka shprehur shpresën që sa më parë të kalojë kjo periudhë e vështirë si pasojë e pandemisë dhe t’i kthehen normalitetit dhe emocioneve që i dhurojnë ndeshjet e Kombëtares dhe tifozët dardanë.
Zhegrova e ka falënderuar presidentin Ademi dhe tërë stafin e FFK-së për mbështetjen e përhershme dhe për kushtet e krijuara për ekipin kombëtar, teksa u shpreh optimist se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të arrijnë që Kosovën ta dërgojnë në Evropian.
Në anën tjetër, drejtuesit e FFK-së e falënderuan Edonin për vizitën dhe i uruan atij shëndet dhe formë sa më të mirë në vazhdim, duke e konsideruar atë si shembull për gjeneratat e reja të futbollit në Kosovë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...