Edon Zhegrova ka treguar edhe një herë se ka aftësi të jashtëzakonshme me topin.
Ylli i Kombëtares sonë ka bërë një lëvizje të mrekullueshme gjatë seancës stërvitore të sotme (e martë) duke treguar se ka kontroll të lartë të topit, shkruan portali arbresh.info.
Zhegrova është pjesë e lojtarëve të ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet e ardhshme të “Dardanëve” dhe nuk ka hezituar të tregojë aftësitë e tij as në stërvitje.
19-vjeçari, i cili gjatë merkatos së kaluar finalizoi transferimin nga Genku te FC Baseli, ka postuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram duke shfaqur se çfarë është në gjendje të bëjë me topin.
Kosova ka mbajtur deri tani dy seanca stërvitore para ndeshjes kundër Danimarkës.
Takimi miqësor ndaj skuadrës së Danimarkës luhet në “Fadil Vokrri” të enjten në ora 19:00, ndërsa ndeshje tjetër kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve zhvillohet në fillim të javës tjetër./arbresh.info/
(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu lëvizjen magjike nga Zhegrova)
https://www.instagram.com/p/BvMv8qWI4PL/?utm_source=ig_embed
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...