Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka dhënë kontribut vendimtar në fitoren e Lillet të shtunën ndaj Rennesit me rezultat 3-1.
Rennesi kaloi qysh në minutën e parë në epërsi me golin e Amine Gouirit.
Por në pjesën e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke shënuar fillimisht golin e barazimit në minutën 59-të.
Ai më pas asistoi te golat e Remo Cabella (85’) e Andre Gomes (90′) që shënuan për t’i siguruar tre pikët Lillet.
Për Zhegrovën ishin kontributet e para këtë edicion të Ligue 1, duke filluar vetëm tani shkëlqimin.
Lille tash është në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Rennesi një pozitë më lartë me 40 pikë./telegraf
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën