Google ADS

Edon Zhegrova pëson dëmtim në gju

21:19 | 8 Gusht 2021
KRG

Baseli e ka marrë një fitore të thellë si vendas ndaj Servettes, por ka humbur edhe njërin nga lojtarët më të mirë në skuadër këtë sezon, Edon Zhegrovën

Ndeshja e cila i ka takuar javës së tretë në Superligën e Zvicrës, i ka takuar me rezultat prej 5:1, Baselit.

Arthur, ishte fjala kryesore e kësaj ndeshje, derisa ka realizuar plotë katër gola, sulmuesi brazilian golat i arriti në minutat 19 (asist Pajtim Kasami), 45′, 50′ dhe 63′. Ndërsa, golin tjetër e ka realizuar Sebastian Espacito, kurse golin e nderit për Serveten e ka realizuar Grejhon Keyi.

Anësori kosovar, në këtë ndeshje e ka pësuar lëndimin në minutën e 50′, derisa është lënduar në gjurin e majtë.

Shkalla e lëndimit që ka pësuar Zhegrova, pritet të tregohet edhe nga drejtuesit e Baselit.

Kjo fitore për Baselin është e treta me radhë në tre ndeshje të luajtura, duke e mbajtur vendin e parë me 9-të pikë, ndërsa Servette zë vendin e 7-të me tre pikë të

Të ngjashme