Sulmuesi kosovar i Lille, Edon Zhegrova e ka gjetur vetëm në mesin e dhjetë futbollistëve më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane deri tani në këtë edicion.
Zhegrova është njeriu i momentit të klubi i Lille, duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij të mira nuk kanë mbetur pa u vëre nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore, e cila e vlerëson lartë Zhegrovën.
Sipas Sofascore, Zhegrova është lojtari i nëntë me notën më të lartë deri tani këtë sezon, pasi ka një mesatare të notës prej 8.10.
Lojtari më notën mesatare më të lartë është ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz (8.65), i pasuar nga Harry Kane (8.50) dhe Erling Haaland (8.42).
Në pozitën e katërt renditet Raphinha me mesatare 8.33, ndërsa pas tij vjen Lamine Yamal (8.32) dhe Achraf Hakimi (8.22).
Pozita e shtatë është e rezervuar nga Kevin de Bruyne me notë 8.20, e teta nga Vincenzo Grifo me notë 8.18 dhe pozita e dhjetë nga Mohamed Salah (8.04). /Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030