Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, është duke vazhduar me hapa të sigurt drejt një karrierë të bujshme në futbollin evropian.
Ish futbollisti i FC Prishtinës, që nga transferimi i tij në futbollin belg tek skuadra, Genk, është duke shkëlqyer si me paraqitje ashtu edhe me gola.
Ai ditë më parë morri një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë për t’u grumbulluar në skuadrën e grup moshave U-21.
Zhegrova ka dhënë një intervistë për Telesport, ku ka folur për ftesën nga Shqipëria, si dhe synimet e tij për të ardhmen, përcjell arbresh.info.
-Edon, mund të na tregosh si ka nisur karriera jote në futboll?
-Fillimisht kam filluar të luaj nga mosha 5 vjeçare pastaj më vonë kam filluar të luaj te klubi i FC Prishtina dhe më pas kam shkuar te KF Flamurtari në Kosovë.
-Si jeni transferuar te skuadra e Genk?
-Së pari te klubi i STVV në Belgjikë në moshën 15 vjeçare më ka marrë mua dhe gjithë familjen në Belgjikë…
-Më pas çfarë ndodhi? Si shkuat te Genk?
-Pastaj kam luajtur aty për dy vite e gjysmë vetëm në ndeshje miqësore pasi nuk kam pasur të drejtë. Duke luajtur ndeshje miqësore me këtë skuadër skautët e Genkut më kanë parë. Pastaj kam nënshkruar një kontratë profesionale me ta.
-Aktualisht jeni duke luajtur shumë mirë për Genk. Si ndiheni që luani si futbollist profesionist?
-Natyrisht që kjo ka qenë ëndrra ime që një ditë të luaj në një klub Europian dhe ti tregoj gjithë botës kualitetin tim. Dhe jam shumë i lumtur!
-Do vijoni të luani për Genk apo ka interesim ndonjë klub tjetër?
-Jam shumë i lumtur te Genku po natyrisht ka klube të mëdha të interesuara, por jam i fokusuar te Genku.
-Në mediat Kosovare ju keni folur për pranimin e një ftese të Kombëtres U-21 të Shqipërisë. A është e vërtetë që do t`ju shohim të luani për fanellën kuq e zi?
-Po, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, më ka kontaktuar.
-Keni pranuar të luani për Shqipërinë?
-Nuk kam thënë asgjë ende, por e kam parasysh.
-A keni dëshirë të luani një ditë për Kombëtaren dhe nëse do zgjidhnit, për kë do donit të luanit, Shqipërinë apo Kosovën?
-Jam duke pritur po ashtu për Kombëtaret A dhe pastaj do zgjedh.
-Për Kombëtaren A të Shqipërisë?
-Të dyja!
-Keni pasur një kontakt nga trajneri Panuci?
-Jo, nuk kam pasur.
-Si i vlerësoni dy ekipet përfaqësuese, të Shqipërisë dhe Kosovës. A keni ndonjë idhull në këto ekipe?
-Natyrisht kam dëshirë të dyja kombëtaret të kenë sa më shumë sukses dhe arritje më të mëdha sepse jam shqiptar.
-Cilin lojtar pëlqeni më shumë në Shqipëri apo Kosovë?
-Nuk kam ndonjë të preferuar, por ka lojtarë shumë të mirë.
-Edon, përveç Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, a keni pasur ndonjë kërkesë për të luajtur me Belgjikën?
-Po, ka të interesuar edhe këtu në Belgjikë. Mediat më kanë pyetur a do të luaja për Belgjikën.
-Ju do e pranonit një kërkesë të tillë?
-Nuk mendoj.
-Edon, përtej Kombëtres, Juve ju cilësojnë si një “Messi” shqiptar, a është ai idhulli juaj?
-Po.
-Ku do të dëshironit të luanit në të ardhmen?
-Ëndrra ime është që një ditë të luaj te Barcelona!
-Suksese, shpresojmë të shkojë kështu!
-Faleminderit. /Telesport/
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon