Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojn të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e nëntë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ferizaj, Edon Sadriu, përcjell Arbresh.info.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Sunaj Keqi, Milaim Humolli dhe Edmond Cana.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e nëntë t’i takojë Sadriut, i cili për 84 minuta ishte lojtari më i dobishëm i skuadrës së tij.
Ai shënoi golin që zhbllokoi rezultatin në Gjilan për fitoren e rëndësishme të FC Ferizaj kundër SC Gjilani (1:2).
Pasi mori këtë çmim, Edoni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Ndeshja me Gjilanin ka qenë shumë e mirë fal stafit të trajnerëve, të cilët e kanë analizuar shumë mirë lojën e kundërshtarit. Gjatë javës, gjithçka që kemi punuar e kemi paraqitur në fushë ndaj një skuadre të mirë si Gjilani. Atmosfera në klub është shumë e mirë, ndonëse para disa javësh nuk ka qenë gjithmonë pozitive, pasi na mungonin rezultatet. Por unë, si kapiten, së bashku me stafin e trajnerëve, kemi mbajtur ekipin të bashkuar dhe kemi arritur të kalojmë këtë krizë duke siguruar dy fitore radhazi. Shpresoj të vazhdojmë kështu. I falënderoj bashkëlojtarët për këtë çmim dhe besoj se çdo lojtar i FC Ferizaj do të ishte meritor për të fituar këtë çmim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...