Google ADS

Edinson Cavani thyen heshtjen, zbulon cilës skuadër do i bashkohet

13:29 | 17 Gusht 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Edinson Cavani, më në fund ka folur për të ardhmen, derisa ka konfirmuar bisedimet me Benfica-n dhe ka lënë derën hapur për Leeds United.

Uruguaiani u largua nga PSG si agjent i lirë, ndërsa ishte në bisedime më shumë skuadra, transmeton portali arbresh.info.

Benfica shihej si favorit për Cavani-n, të cilët do t’i ofronin 8.1 milionë euro në vit.

Mirëpo, lojtari ka thënë se asgjë ende s’është konkrete, kurse e ka lënë derën hapur për Leeds United.

“Kemi biseduar. Ishin disa takime, njësoi si me klubet e tjera. Asgjë nuk është konkrete”.

“Kur të arrihet marrëveshja, kur të realizohet, do t’iu njoftojë “, deklaroi ai.

Mbetet të shihet se cilës skuadër do t’i bashkohet ylli uruguaian./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme