Edinson Cavani flet më në fund për incidentin me Neymarin

18:29 | 3 Tetor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Edinson Cavani ka hedhur poshtë sugjerimet rreth një raporti të prishur ndërmjet tij dhe Neymarit.

Cavani dhe Neymar janë parë duke u argumentuar rreth ekzekutimit të penalltive gjatë fitores 2 me 0 të Paris Saint Germainit kundër Lyonit muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Por, Cavani, i cili ishte zgjedhja e parë e PSG-së për ekzekutimin e penalltive para transferimit të Neymarit për 222 milionë euro gjatë verës, insiston se situata është fryrë shumë në krahasim me atë që ishte.

PSG është detyruar të reagojë duke mohuar edhe raportet se ata i kanë ofruar Cavanit një tarifë prej 1 milionë funta për të hequr dorë nga penalltitë derisa nga ana tjetër spekulimet pretendonin se Neymar ka kërkuar nga klubi të shkarkojë bashkëlojtarin e tij uruguaian.

Momenti i përplasjes së dyshes
Momenti i përplasjes së dyshes

Por, Cavani insiston se situata ndërmjet tij dhe Neymarit është e “qetë”, dhe gjithçka është në rregull në dhomën e zhveshjes.

“Janë gjëra të futbollit”, ka thënë fillimisht Cavani kur është pyetur rreth raportit me Neymarin.

“Nganjëherë gjërat bëhen shumë të mëdha. E vërteta është se të gjithë tashmë janë në dijeni që gjërat janë bërë më të mëdha seç ishin”

“Këto janë gjëra që diskutohen në zhveshtore dhe gjithçka ka zgjidhje”

“Është gjithçka qetë. Është e rëndësishme që të gjithë synojnë për të njëjtin qëllim”

Cavani ka shënuar 11 gola dhe ka krijuar dy asistime deri tani këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme