Ylli i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic gjatë karrierë ka urryer tre ose katër lojtarë dhe njëri nga është Edinson Cavani.
Kështu ka thënë ish bashkëlojtari, Michael Ciani, i cili ka zbuluar se suedezi nuk e ka pëlqyer uruguaianin, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic luajti pranë Cavani-t nga viti 2013 deri në vitin 2016, pastaj 38-vjeçari kaloi te Manchester United.
Mirëpo, Ciani ka zbuluar se lidhja mes tyre nuk ka qenë në nivelin e lartë.
“Nëse je afër me Cavani-n, Ibra-s nuk i pëlqen. Edhe pse je me Ibra-n ose je kundër”.
“Ai me tha se te PSG gjithçka ishte e balancuar, ndërsa personi i vetëm që nuk kaloi mirë ishte Cavani”.
“Ai me tha se gjatë karrierës ka urryer vetëm tre deri në katër lojtarë dhe njëri ndër ta ishte Cavani”, zbuloi Ciani.
Momentalisht Ibrahimovic është në skuadrën e AC Milan, por nuk dihet nëse do qëndrojë edhe për një sezon tjetër./arbresh.info.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...