Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, mund të largohet nga gjiganti italian, AS Roma.
Ish sulmuesi i Ëolfsburg dhe Manchester City, është duke u lidhur me një rikthim në Premierligë, tek skuadra e Chelsea.
Kampioni në fuqi është duke kërkuar një sulmues qëndror, pasi kanë humbur durimin me sulmuesin belg, Mitchy Batshuayi, dhe forma e dobët e Alvaro Moratës, javët e fundit, ka shtyrë Antonio Conten të futet në treg për një sulmues.
Sipas mediave angleze, Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin anglez të Ëest Ham United, Andy Carroll, dhe tashmë kanë bërë kontaktin e parë me gjigantin anglez.
Por, tashmë futbollisti i fundit që po lidhet me Blutë e Londrës, është Edin Dzeko.
Dzeko kishte luajtur në Premierligë, me skuadrën e Manchester City në vitet 2011-2016. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...