Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv në analizat e Covid-19.
Boshnjaku që ishte i lidhur me largimin nga klubi italian gjatë verës është në karantinë dhe ka njoftuar se nuk ka simptoma, përcjellë lajmi.net.
Dzeko përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur që do vazhdojë të qëndrojë në karantinë.
“Përshëndetje të gjithëve, fatkeqësisht jam pozitiv për Covid-19 dhe siç e dini duhet të respektojë. Dua t’i qetësojë të gjithë që me njohin, nuk kam simptoma. Për disa ditë do detyrohem të largohem nga bashkëlojtarët, por në mendje dhe zemër do jem me ta duke nisur nga e diela”, ka shkruar ai.
Dzeko këtë edicion në Seria A ka bërë pesë paraqitje duke realizuar tri gola, kurse në Evropa Ligë ka bërë dy paraqitje duke kontribuar me një gol.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...