Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko së fundmi është vënë në radarin e skuadrës angleze, Newcaslte United përpara merkatos së janarit.
“Star Daily” raporton se Newcastle po vështrojnë një lëvizje befasuese për ish yllin e Manchester Cityt, Dzeko.
“Magpies” mund të kenë përfunduar së fundmi thatësirën e tyre të fitores në Premier League pas fitores 1-0 kundër Burnley, po ajo u pasua me humbje të rënda ndaj Leicester dhe Liverpool dhe rrëzimi nga liga duket si mundësi serioze.
Nuk duket se do të jetë gjë e lehtë për ta, pasi ndeshjet e tyre të radhës do të jenë kundër Manchester Cityt dhe Manchester United.
Klubi i ri më i pasur në botë pritet të riinvestojë shumë në janar dhe Dzeko është shfaqur si një objektiv kryesor.
Dzeko nënshkroi me kampionët e Serie A, Inter këtë verë, por me një marrëveshje afatshkurtët dy-vjeçare dhe me pasurinë që zotëron Newcastle, skuadra e Serie A mund të fitonte para nga sulmuesi i tyre ndërsa ai ishte në klubin e vlerës së tij.
Interi shiti Romelu Lukakun këtë verë për 97.5 milionë funte, dhe Dzeko u transferua si lojtar i lirë, por gjigandët italianë mund të bëjnë një kthesë të shpejtë dhe të lehtë brenda idsa muajsh nëse Newcastle shpenzon paratë./Arbresh.info
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe