Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar propozimin për Propozicionet e Garave për edicionin 2017/18 të Komesarit të Garave të FBK, për Superligën e Kosovës, Ligën e Femrave, Ligën e Parë të Meshkujve dhe Ligën e Dytë.
Në edicionin garues 2017/18 në Superligën e Kosovës risi është se skuadrat kanë të drejtë të kenë në ndeshje jo më shumë se 3 lojtarë të huaj, derisa do të kenë të drejtë t’i regjistrojnë 7 të huaj njëkohësisht.
Ndërkaq në Ligën e Parë të Meshkujve risi është se skuadrat duhet t’i kenë në përbërje 7 lojtarë të lindur në vitin 1996 e më të rinj.
Risia e radhës vjen në Ligën e Femrave, ku nga ky edicion kampioni i Kosovës në këtë garë do të përcaktohet pas 3 fitoreve, e jo 2 siç ishte deri në edicionin paraprak. Edicioni 2017/18 në Superligë do të filloj më 30 shtator/1 tetor, kurse më 14/15 tetor në Ligën e Parë, Ligën e Dytë dhe Ligën e Femrave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...