Edi Rama falënderon kuqezinjtë: Dhuratë fantastike

20:29 | 17 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar lojtarët e Kombëtares së Shqipqrisë pas kualifikimit në EURO 2024.

Rama ka ndarë renditjen e tabelës së grupit në të cilën është Shqipëria, ku tashmë është liderë e grupit.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike’, shkruan ai krahas fotografisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme