Google ADS

Edi Rama e ka një plan për futbollin

18:43 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Pas një viti janë zgjedhjet për drejtuesin më të lartë të futbollit në Shqipëri, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, post që mbahet prej disa vitesh nga Armando Duka.

Gjatë kësaj kohe Shqipëria ka arritur të paimagjinueshmen, duke marrë pjesë në “Francë 2016”.

Por njerëz afër Edi Ramës dhe vëllait të tij Olsi Rama kanë vendosur të fusin në lojë Bashkim Finon për postin e Dukës.

Kjo edhe për faktin se drejtuesit e bashkive kanë të drejtë vote dhe Fino është investim i drejtpërdrejtë i Presidentit të Partizanit dhe mikut te Olsi Rames, Gaz Demit.

‘Rama ka filluar të kontaktoje edhe bashkiakët jo socialiste për ti joshur me investime në këmbim të Finos President të FSHF-së’, thanë për SYRI.net burime nga klubi i sportit ‘Partizani’.

Duket se Edi Rama kërkon çdo gjë dhe me çdo kusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme