Google ADS

Edhe zëvendëstrajneri infektohet me Covid-19, Milani pa trajner zyrtar në tri ndeshjet e ardhshme

10:13 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Milani ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19  edhe zëvendëstrajneri Giacomo Murelli.

Si pasojë e infektimit të zëvendëstrajnerit, Milani do të jetë pa trajner zyrtar në tri ndeshjet e ardhshme, pasi që ditë më parë edhe trajneri Stefano Pioli rezultoi pozitiv, transmeton portali arbresh.info

Murelli ka qenë i izoluar që nga dita e shtunë pasi që trajneri Pioli rezultoi pozitiv. Ai është vetizoluar dhe gjendjen shëndetësore e ka të mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme