Google ADS

Edhe tre lojtarë të ri në AC Milan?

23:17 | 8 Qershor 2017
Arbresh Info

Pas shumë viteve të dëshpëruara për tifozët e njërit nga klubet më të mëdha në Evropë, duket që tani gjërat janë duke ndryshuar në AC Milan.

Këtë pasdite, AC Milan njoftoi se klubi ka kryer transferimin e tretë e këtë verë gjatë kësaj merkato pas nënshkrimit me mbrojtësin Ricardo Rodriguez nga Wolfsburgu për 18 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Arritja e Rodriguezit erdhi pas mbrojtësit qendror të talentuar të Villarrealit, Mateo Musacchio, dhe “Yaya Toures së ri” të Atalantas, Franck Kessie.

Megjithatë, “Rossonerët”, që tani janë nën udhëheqjen e kinezëve, duket se janë të gatshëm për të sjell edhe një treshe tjetër të re në klub.

Dyshja e Lazios, Lucas Biglia dhe Keita Balde Diao dhe Andrea Conte i Atalantas besohet se janë tre lojtarët tjerë që do të arrijnë në San Siro këtë merkato./arbresh.info

https://twitter.com/acmilan/status/872865556776570881

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme