Google ADS

Edhe Robben shënon në paraqitjen e fundit te Bayerni

17:16 | 18 Maj 2019
Arbresh Info

Ashtu siç Franck Ribery, edhe Arjen Robben ka gjetur rrjetën në paraqitjen e tij të fundit te Bayern Munichu.

Anësori legjendar shënoi për 5 me 1 në takimin e fundit për këtë edicion të Bayern Munichut si dhe golin e fundit në karrierën e tij si lojtar i “Bavarezëve”, shkruan portali arbresh.info.

Goli nga holandezi erdhi në minutën e 78′ pas një asistimi nga David Alaba.

Ashtu si Ribery, edhe Robben zhvillon sot (e shtunë) ndeshjen e fundit për skuadrën e tij.

Të dy do të festojnë titullin në Bundesliga pas kësaj fitore mjaftë të rëndësishme./arbresh.info/


Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu golin nga Robben:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme