Google ADS

Edhe PSG interesohet në blerjen e James Rodriguezit

19:03 | 6 Qershor 2017
Arbresh Info

James Rodriguez do të stërvitet me bashkëlojtarët e tij kolumbian për tu përgatitur për ndeshjen kundër Spanjës, duke e dituar që Paris Saint Germain është klubi i fundit që ka shprehur interesim për blerjen e tij.

Klubi francez është takuar me agjentin e tij në Cardiff vetëm disa orë para finales së Ligës së Kampionëve, por pika fillestare e negociatave për transferimin e tij jashtë nga Real Madridi është thënë se prek shifrën prej 75 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse shumë klube janë të gatshme për të ofruar çmimin e njëjtë që ‘Los Blancos’ paguan për të në vitin 2014, vazhdon të mbetet ende e pa qartë se ku do të përfundoj lojtari./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme