Pas suksesit të arritur me kalimin e tij te Levante dhe paraqitjet mbresëlënëse në La Liga, Enis Bardhi a tërhequr vëmendjen e publikut.
Një emër dhe mbiemër shqiptar, por që fatkeqësisht nuk luan për ngjyrat kuqezi. Pak ditë më parë në Strumicë ai ishte kundërshtari ynë duke mbrojtur ngjyrat e Maqedonisë.
Për herë të parë Enis Bardhi shprehet për një media shqiptare dhe këtë e bën në Zona Gol, ku tregon dëshirën e madhe për të qenë kuqezi por edhe arsyen përse nuk bëri zgjedhjen e zemrës.
“Ka pas ëndërr të luaj për Shqipërinë. Dikush më tha se duhet të vi në Shqipëri për t’u provuar nga trajneri Redi Jupi. Menaxheri im që ka luajtur me të tek Dinamo e Tiranës i kërkoi një takim por pa mundur të marrë përgjigje. Nuk besoj që ka shqiptar nga Shkupi që të mos luaj për Shqipërinë. Ka qenë një sjellje joprofesionale e Federatës. Unë kam qenë një viktimë.”
Më pas Bardhi jep dhe mendimin e tij përse sfida Maqedoni – Shqipëri u luajt larg Shkupit dhe emocionet që ndjeu në momentin e këndimit të himnit.
“Ishte emocionuese kur u këndua himni. U preka në momentin e vërshëllimave, por në fushë jemi profesionistë. E vetmja arsye përse nuk luajt në Shkup ishte sepse aty do të kishte më shumë shqiptarë por edhe për arsye sigurie.”
Në fund Enis Bardhi tregon dhe ëndrrën e tij futbolistike.
“Ëndrra ime është të luaj një ditë me fanellën e Real Madrid.”
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...