Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka shfaqur mbrëmjen e kaluar në ndeshjen kundër Spanjës në Kampionatin Botëror se edhe mund të vrapoj me një shpejtësi marramendëse pavarësisht moshës 33-vjeçare.
Kryetitujt e mediave ishin pushtuar të gjitha nga sulmuesi i Real Madridit falë hat-trick’ut që realizoi kundër fituesit të Kampionatit Botëror të vitit 2010, por një video e jashtëzakonshme më poshtë shfaq se çfarë atleti fenomenal është 33 vjeçari, transmeton portali arbresh.info.
Është lehtë madje për të harruar që ai është një vit më i vjetër se Wayne Rooney, karriera e të cilit ka pësuar një rënie drastike në një mënyrë që Ronaldo nuk shfaq asnjë shenjës se është duke i ndodhur.
Ish ylli i Manchester United padyshim është në disponim të mirë në turneun veror në Rusi, gjë që i jep shpresa të mëdha Portugalisë për të siguruar trofeun e tyre të parë në Kampionatin Botëror.
Dy vite më parë, Portugalia e Cristiano Ronaldos kishte tronditur Evropën kur siguroi trofeun e Kampionatit Evropian në finalen kundër Francës./arbresh.info/
Shikoni momentin e jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos duke vrapuar nga një pjesë në një pjesë tjetër:
https://twitter.com/IconicCristiano/status/1007825235998117888
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...