Edhe pesë persona të tjerë të arrestuar në Bullgari për racizëm në ndeshjen ndaj Anglisë

14:28 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Janë arrestuar edhe pesë persona të tjera në lidhje me sjelljet raciste në ndeshjen e Bullgarisë kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Edhe pesë persona janë dërguar në stacionin policor në Sofje ndërkohë që edhe pesë të tjerë janë kërkuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit bullgar duke arritur kështu në 16 numrin e të identifikuarve, transmeton portali arbresh.info.

Gjashtë tifozë ishin arrestuar të mërkurën dhe katër prej tyre tashmë janë dënuar për të marrë pjesë në të gjitha eventet e ardhshme sportive gjatë dy viteve të ardhshme si dhe janë gjobitur me 440 funta.

Një person do të paraqitet në një seancë për dëgjim të premten dhe mund të mbahet në paraburgim.

Një zëdhënëse e Ministrisë në Bullgari njofton gjithashtu se kërkimet janë duke u kryer për të identifikuar individët e tjerë.

Lojtarët me ngjyrë të Anglisë ishin shënjestër e abuzimeve raciste gjatë gjithë ndeshjes mes dy kombëtareve mbrëmjen e së hënës dhe takimi mes tyre ishte ndërprerë dy herë në mënyrë për t’i ndalur këto sjellje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme