Edhe Perotti shënon ndaj Chelseat

22:10 | 31 Tetor 2017
Arbresh Info

Roma ka thelluar edhe më tej epërsinë në ndeshjen si nikoqir ndaj Chelseat.

Gjiganti italian është duke udhëhequr me rezultat 3 me 0 ndaj kampionit anglez në ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Diego Perotti është autori i golit të tretë nga “Giallorossët”.

Stephan El Sharawy ka shënuar dy golat e tjerë për skuadrën e Eusebio Di Francescos./arbresh.info/

Të ngjashme