Me dopietën e shënuar ndaj Francës në ndeshjen e fundit në grup, Cristiano Ronaldo jo vetëm që i dha mundësi Portugalisë të kualifikohet për në fazën e 1/8-ave, por preku shifrën e 109 golave të shënuar me luzitanët, duke barazuar një tjetër rekord të historisë së futbollit.
Ylli portugez barazoi Ali Daei në krye të listës së golashënuesve në nivel përfaqësueseje dhe me golin e radhës që do të shënojë, do ta ruajë këtë rekord i vetëm, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ka marrë edhe komplimentat e ish futbollistit iranian, por tani edhe të legjendës braziliane Pelle.
“Vazhdojmë. Jam krenar që ke vendosur një tjetër rekord. Bëj tifo për ty”, shkroi legjenda braziliane Pelle në rrjetet sociale.
Ronaldos iu deshën 178 paraqitje për Portugalisë për t’i shënuar 109 gola, ndërsa Daeit iu kishin dashur vetëm 145 paraqitje për Iranin për ta arritur atë numër golash.
36-vjeçari debutoi për Portugalinë në gusht të vitit 2003, në moshën 18-vjeçare.
Ronaldo vendosi edhe një rekord evropian të mërkurën, duke u bërë futbollisti i parë evropian që i shënon 20 gola në dy turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë, Kupën e Botës dhe Euro.
Derisa, në këtë Euro 2020, ai ka thyer edhe rekorde tjera si; golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian, me 14 gola tashmë, pesë më shumë se Michel Platani si dhe u bë futbollisti i parë në histori që luan në 5 Euro të ndryshme, për herë të parë zbriti në fushë në Euro 2004, më pas Euro 2008, 2012, 2016 ku triumfoi në finale me Portugalinë dhe tani në “Euro 2020”. /Gazeta Express/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...