Monotosh Halder, tifoz 20-vjeçar i Lionel Messit dhe Argjentinës, ka bërë vetëvrasje në Bengal pasi “Albicelestes” humben 4-3 kundër Francës në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.
Halder, tifoz i flakët i Messit, ishte lënë zemërthyer pasi ekipi i tij i preferuar u eliminua nga Botërori, raporton Goal, përcjell Express.
Ai e kishte refuzuar darkën me familje të shtunën brenda dhe ishte mbyllur në dhomë duke e kyçur derën.
Të dielën në mëngjes, pas disa tentimeve për ta hapur derën e dhomës së tij, familja e tij kishte vendosur ta thërriste policinë. Dera ishte thyer nga policia e cila me t’u futur brenda e ka gjetur Halderin të varur në tavanin e dhomës.
“Biri im nuk kishte sëmundje. Ai ishte tifoz i Argjentinës dhe cdo ditë qëndronte para TV-së që prej fillimit të Kupës së Botës. Ai u shqetësua shumë pas humbjes së Argjentinës ndaj Francës. Por, asnjëherë nuk na ka shkuar mendja se ai do ta bënte një gjë të tillë”, ka thënë babai i tij, Mongol Halder.
Javë më parë një tifoz tjetër i yllit të Barcelonës u gjet i vdekur në një lumë në Indi dhe u raportua se kishte bërë vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës ndaj Kroacisë në fazën grupore të Botërorit
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...