Milot Rashica raportohet të ketë tërhequr vëmendjen e një tjetër klubi në Gjermani.
Forma e lartë e sulmuesit kosovar të Werder Bremenit ka bërë që një numër i madh klubesh të shfaqin interesim për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton SportBild, Schlake është duke rivalizuar tani RB Leipzigun në garën për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.
23-vjeçari është në formë të shkëlqyer në Bundesliga dhe ka realizuar dhjetë gola brenda këtij viti.
Werder Bremeni është në bisedime me 23-vjeçarin nga Vushtrria për rinovim të kontratës, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Borussia Dortmundi dhe Benfica kanë shfaqur në të kaluarën gjithashtu interesim për nënshkrimin me Rashicën./arbresh.info/
Barcelona e “demolon” Realin pas pjesës së parë
Zoran Milanoviq ka siguruar një mandat të dytë presidencial,...
Sara këndon dhe kërcen në pishinë, Driloni e shikon nga larg
Barcelona i rikthehet fuqishëm Real Madridit
IHMK: Shmangni udhëtimet e panevojshme, reshjet do të vazhdo...
Krasniqi dhe Hamza në Ferizaj: Vota juaj për PDK-në është vo...