Google ADS

Edhe një klub turk pas Muriqit

20:36 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Futbollisti nga Prizreni që vesh fanellën e Rizesporit dhe Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të mbetet ndër sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Listës së klubeve të interesuara për 26 vjeçarin, i është shtuar edhe klubi tjetër turk, Istambul Basaksehir, transmeton KTV.

Klubi nënkampion i Turqisë, sipas “TRT Sportit”, e sheh Muriqin si zëvendësues ideal të Emanuel Adebayorit, i cili pati sezon të dështuar.

Përveç Basaksehirit, sulmuesi shtatlart është kërkuar edhe nga Fenerbahce, Gallatasaray e Besiktasi në Turqi, Toulousi në Francë dhe Lazio në Itali.

Çmimi që kërkon Rizespori për Muriqin është rreth 10 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme