AC Milan është duke konsideruar transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny.
Skuadra në Serie A është njëri nga klubet që është duke monitoruar situatën e reprezentuesit francez derisa Manchester City, Marseille dhe klube të tjera te Super Liga e Kinës janë gjithashtu duke kërkuar transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, por dështimi i “Topçinjve” për kualifikimin sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve mund të bëjë që të humbas disa nga emrat e tyre më të mëdhenj.
Koscielny u transferua te klubi në Emirates nga Lorient gjatë verës së vitit 2010 dhe që nga atëherë ka bërë 219 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve.
Ai ka ndihmuar gjithashtu t’i siguroj skuadrës së trajnerit Arsene Wenger katër tituj në FA Cup gjatë kohës së tij në klub./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...