Manaj sigurt, tani për tani s’do të marrë pagë aq sa ka nënshkruar kontratë me Barcelonën.
Pas ditësh të tëra bisedimesh në grupet që kanë krijuar drejtuesit e skuadrës me futbollistët në Whats’Up te Barcelona Leo Messi me shokë kanë pranuar uljen e pagave për shkak të emergjencës nga koronavirusi gjatë periudhës që nuk do të ketë aktivitet.
Nuk dihet nëse kjo ulje pagash do të jetë në masën 70% apo më pak por e sigurt është që do të paguhet shumë më pak edhe Rey Manaj.
Klubi i Barcelonës ka bërë me dije se reduktimi i pagave do të përfshijë edhe skuadrën B, aty ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili tashmë duhet të kënaqet me më pak të ardhura mujore nga sa thotë kontrata që ai ka firmosur me blaugranat.
Nuk dihet se kur do të nisin garat në Spanjë, ashtu si në çdo vend tjetër të Europës.
Spanja është vendi i dytë më i prekur nga COVID-19, me mbi 70 mijë raste pozitive, derisa deri më tani 5.690 persona kanë ndërruar jetë./express
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë