Manchester City i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Atleticos, Antoine Griezmann.
Gazeta spanjolle SPORT pretendon se City është duke garuar për të nënshkruar me Griezmannin këtë verë pasi sulmuesi i Atletico Madridit ka njoftuar se do të largohet nga Wanda Metropolitano, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se “Blutë”, së bashku me Paris Saint Germainin dhe Bayern Munichun, janë të gatshëm për të paguar klauzolën e 28-vjeçarit prej 120 milionë euro.
“Kanë qenë pesë vite të shkëlqyera, faleminderit për gjithçka, do t’iu mbajë në zemër”, ka thënë Griezmann në një video të publikuar përmes llogarisë së Atleticos në rrjetin social Twitter.
“Dua t’iu tregoj se kam marrë vendim për largim, për tu përballur me gjëra të reja dhe sfida të reja”
“Faleminderit nga thellësia e zemrës dhe shihemi më vonë”, përfundon Griezmann./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation