Liverpooli është klubi i fundit që ka shfaqur interesim në sulmuesin e Sampdorias, Luis Muriel, pas Interit, Romas, Atletico Madridit dhe Sevillas.
Bazuar në raportet nga mediat italiane, Jurgen Klopp ka kërkuar informata rreth statusit të reprezentuesit kolumbian, transmeton portali arbresh.info. Ai mbush 26 vite muajin e ardhshëm dhe në kontratën e tij me Sampdorian ka një klauzolë të lëshimit me vlerë rreth 28 milionë euro.
Muriel këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka krijuar nëntë asistime gjatë 31 ndeshjeve.
Interi është duke u konsideruar favorit për të siguruar transferimin e tij, por Roma, Atletico Madridi dhe Sevilla kanë shfaqur gjithashtu interesim.
Ai u rikthye nga detyra e tij me skuadrën kombëtare me një lëndim në kofshë të këmbës dhe prandaj do të mungoj në ndeshjen e së hënës kundër Interit./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...