Liverpooli raportohet se i është bashkuar listës së gjatë të klubeve në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette.
Reprezentuesi i Francës është këshilluar të largohet nga ‘Les Gones’ gjatë verës derisa edhe vet sulmuesi ka pranuar se do të dëgjoj ofertat që shtrohen gjatë verës nga klubet e mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta franceze ‘RMC Sport’ raporton se “Redsat” do të jenë gjithashtu në garë për të transferuar talentin e ri gjatë verës pasi trajneri Jurgen Klopp është ende duke kërkuar për një sulmues qendror.
Lacazette ka shënuar nga 20 gola në tri sezonet e fundit.
Liverpooli është përpjekur për të transferuar 25-vjeçarin edhe gjatë merkatos së kaluar verore të transferimeve, por ata tani duhet të mposhtin në këtë garë edhe klubet e tjera si Arsenali, Atletico Madridi dhe Dortmundi./arbresh.info
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99