Agjenti i Jorginhos, Joao Santos foli për një rikthim të mundshëm në Itali për klientin e tij mes zërave që e lidhin me një kalim te Juventusi.
Një raportim nga La Gazzetta dello Sport sugjeroi që Biankonerët së fundi ranë dakord për kushtet personale me 30-vjeçarin italo-brazilian, kontrata e të cilit skadon me Chelsean në vitin 2023.
Skuadra torineze tani thuhet se duhet të bie dakord për një tarifë me klubin e Londrës Perëndimore, të cilët aktualisht janë në një rrëmujë shkaku i sanksioneve të vendosura ndaj pronarit Roman Abramovich.
Duke folur për Radio Marte, Joao Santos diskutoi të ardhmen e klientit të tij Jorginho mes lidhjeve me Juventusin.
“Që nga koha e Sarrit është folur për Juventusin, por për momentin Chelsea nuk mund të bëjë asgjë në treg. Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Natyrisht, Juventusi është një ekip i rëndësishëm në nivel evropian, duhet të shohim”.
“Ai erdhi në Itali kur ishte 15 vjeç, padyshim që do të donte të kthehej një ditë. Por tani ai është i fokusuar te kombëtarja sepse duhet të shkojë në Kupën e Botës, le të shpresojmë që të shkojë mirë”, ka shtuar më tej ai.
30-vjeçari Jorginho, i cili iu bashkua Chelseat në vitin 2018 nga Napoli, ka bërë 38 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për një total prej 2882 minutash. Në atë kohë, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë tre asistime.
Me kontratën e tij që skadon me Blutë vitin e ardhshëm, ka të ngjarë që skuadra e Londrës Perëndimore të bie dakord për një marrëveshje mjaft të lirë në verë. /Telegrafi/
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...