Sipas raporteve në Itali, Interi është duke përgatitur transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Interi është duke përgatitur për ndryshime të mëdha këtë verë pas investimit nga pronarët kinez ‘Suning Group’, transmeton portali arbresh.info. Investitorët nga Lindja e Largët tashmë kanë vendosur syrin tek trajneri i ri dhe shpresojnë të sjellin Diego Simeonen në klub për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës italiane ‘Corriere dello Sport’, ata kërkojnë që më pas trajneri i Atletico Madridit të sjell sulmuesin Antoine Griezmann në klub.
Pronarët e klubit në Serie A dëshirojnë të nënshkruajnë me sulmuesin me vlerë prej 85 milionë funta, por ata janë gjithashtu në një garë të fortë ne klubet evropiane.
Manchester United besohet se udhëheq garën dhe ka rritur gjithashtu përpjekjet e tyre pas lëndimit të Zlatan Ibrahimovicit./arbresh.info
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024