Njëri nga lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi nuk ka qenë gjithmonë një profet në vendin e tij. Performancat e dobëta të Argjentinës shpesh kanë ngjallur provokime të padrejta ndaj yllit të Barcelonës.
Megjithatë, kualifikimi në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, falë hat-trickut nga Lionel Messi kundër Ekuadorit, ka ndryshuar mendjen e shumë kritikëve, transmeton portali arbresh.info.
Prezantuesi Martin Liberman gjithmonë ka kritikuar kapitenin e Argjentinës. Ai ka thënë se ndihet i turpëruar nga Lionel Messi, ai e ka kritikuar për golat që ka shënuar te Barcelona duke shtuar se nuk shënon kështu edhe në vendin e tij.
Disa orë para ndeshjes kundër Ekuadorit, Liberman u rikthye sërish duke e sulmuar. Megjithatë, pasi njëri nga lojtarët më të mirë në botë dërgoi Argjentinën në Kampionatin Botëror, gazetari “hëngri” fjalët e tij dhe përfundoi duke lavdëruar magjinë nga bartësi i fanellës me numër 10.
“Ajo që gjithmonë kam kërkuar nga Messi ishte ajo që bëri dje”, tha Liberman në emisionin e tij.
“Nëse ai me të vërtetë ishte lojtari më i mirë në botë, ai duhet të në shpëtonte dhe dje e bëri këtë”, përfundoi ai.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...