Federata e Futbollit të Holandës i ka dërguar një letër ngushëllimi homologut të tij te FSHF – Armand Dukës.
Pas ngjarjeve të tmerrshme që goditën Shqipërinë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, figura të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar kanë dërguar mesazhe, telefona e telegrame zyrtare drejt Dukës, shkruan portali arbresh.info.
I fundi është edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës, Michael van Praag.
Në letrën e dërguar, Van Praag shkruan:
I dashur zotëri Duka, i dashur Armand
Ne ishim të tronditur me të dëgjuar lajmet për tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë të martën. Raportet na tregojnë se tërmeti do të ketë pasoja të mëdha për shoqërinë shqiptare.
Me anë të kësaj letre ne do të dëshironim t’iu bëjmë me dije se jemi tepër të pikëlluar nga kjo. Mendimet tona janë me popullin shqiptarë, veçanërisht me familjet dhe shokët e viktimave dhe të gjithë atyre që janë prekur.
Ne qëndrojmë pranë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.
Deri tani janë konfirmuar 35 viktima dhe mbi 750 të lënduar teka tërmetet vazhdojnë të ndodhin edhe në disa zona.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor