Google ADS

Edhe Ermir Lenjani vjen me një “raketë”

22:24 | 4 Prill 2019
Arbresh Info

Ermir Lenjani është një tjetër lojtarë shqiptarë që është duke shkëlqyer.

Pas golit spektakolar të Milot Rashicës mbrëmjen e kaluar te Werder Bremeni, Lenjani ka realizuar një “raketë” të ngjashme mbrëmjen e sotme në Zvicrës, shkruan portali arbresh.info.

Në fakt, reprezentuesi i Shqipërisë ka shënuar dy gola por goli i tij i parë ishte vërtetë i mrekullueshëm. Me një goditje të fuqishme nga distanca derisa po zhvillohej minuta e 21′, Ermir Lenjani dërgoi në avantazh skuadrën e tij duke shënuar për 0 me 1.

Goli i dytë erdhi në minutën e 33′ duke dërguar topin në rrjetë në formë të bukur pas një harkimi të bukur.

Thun ngushtoi disavantazhin duke realizuar për 1 me vetëm katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Mesfushori 29-vjeçar i kombëtares shqiptare ka pesë gola deri tani këtë sezon në Superligë të Zvicrës./arbresh.info/


21′
33′

https://twitter.com/FootballSwissUK/status/1113884529809350659

lenjani goli i dyte on Vidnews.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme