Edhe dy skuadra tjera i shtohen garës për Milot Rashicën

13:24 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Milot Rashica do të largohet nga skuadra e tij aktuale Werder Bremen.

Klubi gjerman është drejt rënies në Bundesliga 2 dhe Rashica pritet të largohet, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Liverpool, Crystal Palace, Newcastle United, Benfica e Borussia Dortmund kanë qenë skuadrat e interesuara për yllin nga Kosova.

Por së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit kosovar janë futur edhe dy skuadra të tjera.

Mediat gjermane kanë raportuar se Southampton dhe Red Bull Leipzig janë duke kërkuar shërbimet e Rashicës.

23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurove, por që kjo klauzolë vlen vetëm për skuadrat jashtë Gjermanisë.

Foto: Milot Rashica/Facebook

Rashica këtë edicion ka zhvilluar 24 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës me Bremenin ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime.

Largimi i vushtrriasit nga Werderi duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë ai, në Angli apo do të vazhdoj në Bundesliga, por në një skuadër më të madhe. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme